Telegrafi

Statistikat tregojnë se vetëm një legjendë e Liverpoolit performoi më mirë se Salah kundër Evertonit

Pavarësisht disa momenteve të lëkundshme në lojë, Mohamed Salah shënoi dy gola kundër Evertonit.

I pari u shënua nga penalltia dhe goli i dytë erdhi kur Liverpool kishte një lojtar më shumë në fushë. Nunez ishte ai që asistoi për golin e dytë të Salah.

Sulmuesi uruguaian tani ka dhënë gjashtë asistime këtë sezon, dhe të gjitha ato i kanë shkuar yllit egjiptian, duke krijuar një partneritet emocionues sulmues për klubin nga Merseyside.

Lexo po ashtu Salah nuk i festoi golat në derbi për shkak të situatës në Palestinë

Megjithatë, ajo që bën më shumë përshtypje janë statistikat e Mohamed Salah kundër Evertonit.

Mohamed Salah ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në tetë gola në 10 paraqitje në Ligën Premier kundër Evertonit për Liverpool (shtatë gola, një asistim).

Në të vërtetë, vetëm Steven Gerrard (9) ka shënuar më shumë gola për Reds se Salah (7 ) në këto ndeshje derbi të qytetit. /Telegrafi/