Telegrafi

Statistikat tregojnë më së miri se sa gaboi Klopp që largoi Sakhon

Getty Images

Crystal Palace fitoi ndaj Chelseat me rezultat 1-2 në Ligën Premier.

Kështu ‘Eagles’ vazhduan rrugëtimin e tyre prej katër fitore radhazi.

Lexo po ashtu Festimet dhe reagimet e Klopp ndaj Evertonit, një arsye më shumë për t’i ndjekur ndeshjet e Liverpoolit (Video)

Një ndër më meritorët për këtë është mbrojtësi Mamadou Sakho, i cili u transferua gjatë afatit të janarit nga Liverpooli.

Me francezin në skuadër Crystal Palace në katër ndeshje ka katër fitore dhe vetëm një gol të pranuar.

Vlen të theksohet se Klopp e largoi atë pas problemeve që kishte me lojtarin gjatë fazës përgatitore para-sezonale gjatë verës. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Chelsea 1-2 Crystal Palace, notat e lojtarëve (Foto)