Crystal Palace fitoi ndaj Chelseat me rezultat 1-2 në Ligën Premier.
Kështu ‘Eagles’ vazhduan rrugëtimin e tyre prej katër fitore radhazi.
Një ndër më meritorët për këtë është mbrojtësi Mamadou Sakho, i cili u transferua gjatë afatit të janarit nga Liverpooli.
Me francezin në skuadër Crystal Palace në katër ndeshje ka katër fitore dhe vetëm një gol të pranuar.
Vlen të theksohet se Klopp e largoi atë pas problemeve që kishte me lojtarin gjatë fazës përgatitore para-sezonale gjatë verës. /Telegrafi/