Site icon Telegrafi

Statistikat tregojnë se Manchester United mund të gabojë me transferimin e Mount

Manchester United duket i vendosur për të nënshkruar me yllin e Chelseat, Mason Mount në afatin kalimtar të verës.

Marrëveshja e anglezit në Stamford Bridge përfundon vitin e ardhshëm dhe bisedimet me Blutë në lidhje me një zgjatje të kontratës kanë dështuar.

Raportimet sugjeruan se mesfushori ka rënë dakord për kushtet personale me United, të cilët tani janë të gatshëm të shpenzojnë 60 milionë euro për kartonin e tij.

Lexo po ashtu Mason Mount i vendos Manchester Unitedit kushte për të realizuar transferimin

Megjithatë, statistikat tregojnë se Djajtë e Kuq tashmë mund të gabojnë me transferimin e tij.

Gjetjet nga Opta tregojnë se dy nga mesfushorët sulmues të Erik ten Hag, Christian Eriksen dhe Bruno Fernandes, kanë tejkaluar në masë të madhe reprezentuesin anglez.

Fernandes dhe Eriksen kanë grumbulluar respektivisht 0.37 dhe 0.22 gola për 90 minuta krahasuar me 0.25 të Mount.

Lexo po ashtu Ben Chilwell u pyet se a do të qëndrojë Mount a do të largohet nga Chelsea

Megjithatë, ish-ylli i Tottenhamit e kalon asin e Chelseat pothuajse në të gjitha kategoritë e tjera krahas zëvendëskapitenit të United.

Dyshja e Djajve të Kuq ka regjistruar 0.31 dhe 0.28 asistime për 90 minuta krahasuar me 0.2 të Mount.

Eiksen dhe Fernandes numërojnë 0.99 dhe 1.12 goditje në portë, ndërsa asi i Chelseat ka një statistikë 0.86.

Lexo po ashtu Man Utd do të përfshijë Maguire në ofertën e re për Mount

Dyshja e United ka prodhuar edhe goditje më të suksesshme me 0.93 dhe 0.94 – Mount, nga ana tjetër, numëron 0.8.

Mount është gjithashtu prapa në pasime pasi rikthimi i tij prej 43.82 është eklipsuar nga 57.61 e Eriksen dhe 55.71 e Fernandes.

Yjet e United shquhen edhe në pasime të suksesshme me danezin që regjistron gjithsej 47.05 me yllin portugez me 43.36, ndërsa Mount është në 37.28.

Eriksen dhe Fernandes kanë regjistruar 78.04 dhe 75.45 prekje krahasuar me 64.72 të ish-asit të Derby Countyt. /Telegrafi/

Exit mobile version