Përfaqësuesja e Kosovës e ka filluar me barazim 1-1 edicionin e ri të Ligës së Kombeve, pasi mori vetëm një pikë ndaj Moldavisë.
‘Dardanët’ arritën të dominon ndeshjen qysh nga minuta e parë, mirëpo moldavët kaluan në epërsi në minutën e 19-të.
Kosova më pas u hodh e gjitha në sulm dhe arriti të shpërblehej në pjesën e dytë për këtë angazhim.
Ishte minuta e 71-të kur Benjamin Kololli pranoi një asistim nga Valon Berisha, për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Sipas statistikave të ndeshjes, Kosova e ka merituar të fitoi takimin, mirëpo lojtarët tanë ishin të pafat.
Djelmoshave të Kosovës u mungoi fati në shanset e tyre, pasi kanë mundur të shënojnë më shumë se një gol.
Për këtë gjë flasin më së mirë statistikat që janë mbledhur pas përfundimit të takimit që u zhvillua në Parma të Italisë. /Telegrafi/