Telegrafi

Statistikat tregojnë se Fabregas është shumë më i mirë se Ozil këtë sezon

Tifozët e Arsenalit besojnë se katër vite më parë e kanë gjetur zëvendësuesin perfekt të Cesc Fabregas duke nënshkruar me Mesut Ozil nga Real Madridi për  42 milionë funte, por ata mund ta kenë gabim.

Spanjolli i cili nga Barcelona u kthye në Ligën Premier te Chelsea, po vazhdon të tregon se është një nga ata lojtarët që vështirë zëvendësohet.

Fabregas po vazhdon shkëlqimin edhe këtë sezon nën urdhrat e Antonio Contes.

Spanjolli ka shënuar tre gola dhe gjashtë asistime edhe pse vetëm në gjashtë ndeshje ishte si titullar, kurse Ozil ka pesë gola dhe katër asistime, shifra shumë të vogla kur analizojmë faktin se gjermani në 21 ndeshje ka luajtur nga minuta e parë.

Vlen të theksohet se Fabregas shënoi dhe asistoi në fitoren 3-1 ndaj Swanseas Cityt. /Telegrafi/