Site icon Telegrafi

Statistikat tregojnë se Evertoni është më i fuqishëm se sa Liverpooli në formacionin e kombinuar

Përballjet mes Liverpoolit dhe Evertonit gjithmonë kanë zgjuar interesim, pasi janë dy klube nga i njëjti qytet.

Nga përballja 2-2 në Goodison Park, lëndim të rëndë pësoi Virgil van Dijk, e që ende është duke u rikuperuar.

Nga lëndimet e shumta të pësuar nga The Reds, sidomos në fazën defanzive, rezultatet e tyre janë si mos më keq në Ligën Premier.

Të dy rivalët lokal do të përballen sonte nga ora 18:30 në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

Liverpooli aktualisht është në vendin e gjashtë me 40 pikë, derisa Evertoni në një vend më poshtë me 37 sosh.

Por, nëse shikoni nga formacioni i kombinuar mes të dyja skuadrave, Toffes janë më të fuqishëm dhe kanë më shumë lojtarë të përfshirë.

Formacioni i kombinuar mes dy skuadrave: Pickford, Digne, Keane, Henderson, Holgate, Thiago, Jones, James Rodriguez, Salah, Mane Dominic Calvert-Lewin. /Telegrafi/

Exit mobile version