Site icon Telegrafi

Statistikat thonë se Lionel Messi është lojtari aktualisht më në formë në botë për moshën e tij

Është raportuar nga mediat ndërkombëtare se forma e Lionel Messit është e dobët, mirëpo kështu nuk thonë statistikat.

Në përballjen me Sevillën, ylli argjentinas realizoi golin e 24-të tij në këtë edicion në të gjitha garat.

Kjo nuk është e gjitha, pasi gjashtë herë fituesit i Topit të Artë është përfshirë në mbi 30 gola për sezonin e 13-të rresht.

Lojtari 33-vjeçar e filloi ngadalë këtë sezon, por forma e tij ka shkuar vetëm duke u ngritur dhe golat e tij e thonë këtë më së miri.

Në total, Messi ka shënuar 14 gola dhe katër asistime që nga fillimi i këtij viti, duke qenë më në formë se të gjithë lojtarët në botë në moshën e tij.

Duke marrë parasysh se ai po luan në njërën ndër ekipet më të dobëta të Barcelonës ndër vite, argjentinasi po arrin që të shkëlqejë në çdo garë. /Telegrafi/

https://twitter.com/grimptinho/status/1365709907375325189?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1365709907375325189%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-lionel-messi-is-the-most-in-form-player-on-the-planet-right-now-at-33-20210227

Exit mobile version