Telegrafi

Statistikat thonë se Barcelona ka më së shumti penallti të fituara në histori të Ligës së Kampionëve (Foto)

Liga e Kampionëve është gara më prestigjioze evropiane për klube, e cila i dhuron emocione të papara tifozëve të futbollit anembanë botës.

Kjo është dëshmuar edhe në takimin e mbrëmshëm mes Barcelonës dhe PSG-së, ku në sekondën e fundit katalonasit triumfuan 6-1, e cila u mjaftoi të kualifikohen për në 1/8 e finales së garës.

Lexo po ashtu Befason Mascherano: Shkaktova faull dhe ishte penallti për PSG-në (Video)

Kampioni spanjoll triumfoi edhe në saje të dy penalltive, e cila po akuzohet se po ndihmohet prej gjyqtarëve të futbollit, transmeton Telegrafi.

Por, shtrohet pyetja se cili klub evropian ka më së shumti penallti të fituara në histori të Ligës së Kampionëve.

Bazuar në statistikat e “UEFA Champions League”, Barca është ekipi me më së shumti penalti të fituara, përkatësisht ka 42 sosh.

Barca si vendas ka më shumë penalti të fituara, gjegjësisht 23 ndërsa në terrenet kundërshtare ka nxjerrë 19 sosh.

Lexo po ashtu Reali ka fituar më së shumti penalti? Statistikat tregojnë se Barca ka më shumë! (Foto)

Pas tyre vjen Real Madridi, i cili ka katër më pak se rivali i përbetuar ndërsa në vendin e tretë pozicionohet Bayern Munich me 35 penallti.

Interesante është se në top pesëshe nuk gjendet asnjë klub italian ndërsa një klubet më të trofeshme, Liverpool vetëm dhjetë penallti të fituara.

Vlen të theksohet se kampioni aktual, Real ka më së shumti trofe të kësaj lige, ku në total ka 11 sosh. /Telegrafi/