Italia është duke udhëhequr përballë Shqipërisë me rezultat 1-0.
Golin e ka shënuar Daniele De Rossi nga pika e bardhë, pas një ndërhyrje në zonë nga Migjen Basha.
Topin më shumë në pjesën e parë e kanë mbajtur italianët me 55 për qind, ndërsa kuqezinjtë 45 për qind.
Golin të dy skuadrat e kanë tentuar nga pesë herë, ndërsa italianët qëlluan portën dy herë, ku shënuan një herë.
Nga Shqipëria në portë gjuajti Roshi.
Italia ka kompletuar 205 pasime, ndërsa Shqipëria 158. /telegrafi/