Arsenali fitoi ndaj Chelseat me rezultat 3-0 dhe në këtë takim dyshja shqiptare Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka bënë një ndeshje të mire.
Mustafi luajti nga minuta e parë, ndërsa Granit Xhaka u inkuadrua në minutën e 32-të pas lëndimit të Francis Coquelin.
Mesfushori shqiptar bëri një paraqitje të mirë, ai arriti të ndal shumë aksione të kundërshtarëve, ndërsa ishte perfekt në pasime.
Statistikat e Xhakës ndaj Chelseat:
94% saktësi të pasimeve
2 ndërhyrje të fituara në top
6 topa të rikuperuar. /Telegrafi/