Milot Rashica me dy asistime dhe Ernest Muçi me një gol ishin vendimtar në fitoren e Besiktasi në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Turqisë ndaj Antalyasporit me rezultat 4-2.
Rashica asistoi në golin për 1-1 dhe për 3-2, në minutën e 13-të dhe të 56-të, kur shënuan Ciro Immobile dhe Rafa Silva.
Sulmuesi i krahut, që është kthyer në njërin ndër lojtarët kryesor të Giovanni van Bronckhorst nga SofaScore u vlerësua me notën 8.0.
Rashica luajti 90 minuta dhe kishte 37 prekje të topit, ku gjuajti dy herë drejtë portë dhe një herë brenda kuadratit.
Përveç dy asistimeve të tij, ai krijoi tri shanse të mëdha dhe kishte tri pasime kyçe.
Rashica fitoi katër duele dhe kompletoi një driblim. /Telegrafi/