Telegrafi

Statistikat fantastike të Pogbas ndaj West Hamit

Manchester Unitedi barazoi ndaj West Hamit me rezultat 1-1.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Zlatan Ibrahimovic, i cili u asistua nga Paul Pogba.

Francezi ishte më i miri në këtë takim, duke treguar edhe një herë se ai po jep maksimumin që Djajtë e Kuq të arrijnë rezultate pozitive, transmeton Telegrafi.

Më poshtë keni statistikat e tij ndaj West Ham Unitedit:

Saktësia e pasimeve: 87%
Driblimet: 4
Duelet e fituara: 3
Gjuajte: 3
Shanse të krijuara: 2
Asistime: 1

/Telegrafi/