Armando Sadiku është njeriu i momentit te Shqipëria.
Sulmuesi që i dha të drejtë Gianni De Biasit, i cili e preferoi si titullar në të tre ndeshjet e grupit.
Me golin që shënoi kundër Rumanisë, ai ka qenë një vlerë e shtuar e ekipit pasi është treguar një lojtar i vërtetë skuadre.
Harta e tij tregon se ditën e djeshme ai nuk ka prekur topin vetëm në sulm, por ka qenë prezent në të gjithë fushën. Statistikat në fakt flasin për një formë të jashtëzakonshme të sulmuesit elbasanas.