Telegrafi

Statistikat e Xhakës në derbi ndaj Unitedit, thjesht dominues në mesfushë (Foto)

Granit Xhaka duke festuar golin e bukur i cili i dha epërsinë Arsenalit. Foto: Getty Images

Granit Xhaka ka zhvilluar një super-ndeshje në derbin e javës në Ligën Premier ndaj Manchester Unitedit.

Arsenali ka fituar në “Emirates” ndaj “Djajve të Kuq” me rezultat 2-0.

Në këtë takim për 76 minuta luajti edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje fantastike.

Xhaka ishte futbollisti që kompletoi më shumë pasime se çdo lojtar tjetër në fushë ndaj Unitedit.

Reprezentuesi zviceran gjithashtu pati edhe saktësi të madhe të pasimeve, duke kompletuar plot 94.5 për qind. /Telegrafi/

Statistikat e Xhakës ndaj Man UTD:

94.5% pasime të sakta

73 pasime në ndeshje

69 pasime të kompletuara

Grafiku i pasimeve të Xhakës në ndeshje ndaj Man Unitedit