Telegrafi

Statistikat e Mbappes janë shumë më të larta se sa të Messit në të njëjtën moshë

Mbappe e Messi. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Vetëm 20 vjeç, Kylian Mbappe tashmë është duke u formuar si superyll i ardhshëm i futbollit dhe ka një rekord më të mirë se Lionel Messi kur ishte në të njëjtën moshë.

Ai tashmë ka një Kupë Bote, por po thyen rekorde të ndryshme dhe ka statistika shumë më të larta krahasuar me Messin.

Mbappe tashmë ka 96 gola për Monacon, Paris Saint-Germain dhe Francën, ndërsa Messi kishte vetëm 30 gola kur ishte deri në moshën e Mbappes.

Në Ligën e Kampionëve, Mbappe ka 14 gola në krahasim me Messi 20-vjeçar që nuk kishte gol, por nëse gërmon thellë si 20-vjeçar e gjen Cristiano Ronaldon që ka shënuar vetëm dy në këtë garë.

Mbappe tashmë është duke konkurruar për Këpucën e Artë me Messin ku ka vetëm tre gola më pak se njeriu i Barcelonës këtë sezon. /Telegrafi/