Telegrafi

Statistikat e katër skuadrave gjysmëfinaliste dhe përballjet mes tyre

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka mësuar edhe ekipet gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve.

Kësisoj ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet në Madrid, ku përballë njëra tjetrës do të jenë dy ekipet e qytetit, Real dhe Atletico Madrid.

Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë zhvilluar shtatë ndeshje në garat evropiane mes vete.

Bilancin më të mirë e ka kampioni aktual i Evropës, Real Madrid me katër fitore, dy barazime dhe një humbje.

Reali ka edhe golaverazh më të mirë në këto shtatë ndeshje, pasi ka shënuar 10 gola dhe ka pranuar pesë.

Ndërkohë edhe Monaco dhe Juventus janë përballur më parë në garat evropiane.

Ekipi italian dhe ai francez kanë luajtur mes vete në katër ndeshje, ku rezultate më të mira ka ‘Zonja e Vjetër’.

Juventus ka shënuar dy fitore, ndërsa ka marrë një barazim dhe një humbje. /Telegrafi/