Site icon Telegrafi

Statistikat e jashtëzakonshme të Zymer Bytyqit këtë edicion me Vikingun në Norvegji, sulmuesi nga Kosova në janar pritet të bëhet me skaudër të re

nZymer Bytyqi është padyshim futbollisti kosovar me formën më të lartë këtë edicion.

Sulmuesi anësor është duke shkëlqyer në elitën e futbollit norvegjez me gola e asistime për skuadrën e tij Viking.

Skuadra norvegjeze ka shënuar 54 gola këtë edicion në 29 ndeshje të zhvilluara, ku në 22 nga golat Bytyqi ka qenë pjesëmarrës.

24-vjeçari ka shkëlqyer duke realizuar 10 gola dhe duke kontribuar me 12 asistime të tjera në kampionat.

Kjo formë e mirë e tij ka bërë që ai të bëhet futbollisti më i kërkuar në kampionatin norvegjez, por qëllimi i tij duket se është të vazhdoj karrierën në një kampionat më të fortë.

Telegrafi mëson se lojtari është vërshuar nga oferta të ndryshme nga klube evropiane dhe së shpejti pritet të vendos për të ardhmen e tij.

Kontrata aktuale e Bytyqit me Vikingun skadon në dhjetor të këtij viti, teksa ai në janar mund të largohet si futbollist i lirë.

Gjithsesi sakrifica, mundi dhe kjo formë e jashtëzakonshme që ka kaluar këtë edicion duket se do t’i shpërblehet Bytyqit me një kontratë dhe klub më të madh.

Largimi i tij nga Viking duket mëse i sigurt, por e sigurt duket edhe e ardhmja e ndritur për lojtarin.

Kujtojmë që Bytyqi ka luajtur më parë për Kosovën dhe nga marsi i vitit 2021 pritet të grumbullohet përsëri. /Telegrafi/

Exit mobile version