Telegrafi

Statistikat e Genta Ismajlit për 2021, e dëgjuar 1.6 milionë herë në Spotify

Foto: Norik Uka

Deri më tani janë publikuar statistikat për një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë duke treguar kështu për të arriturat e tyre për një vit.

Derisa ditë më parë u publikuan të Dafina Zeqirit, DJ Regard, Mozzikut e shumë të tjerëve, kësaj radhe u bënë të ditura edhe të Genta Ismajlit.

Këngëtarja nga Gjilani në platformën Spotify sivjet grumbulloi mbi 1.6 milionë dëgjime nga 243.2 mijë njerëz.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Numri i orëve të shpenzuara në projektet e saj është 79.7 mijë herë nga 126 vende të ndryshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Genta Ismajli

Përkundër se nuk ka qenë shumë aktive me prurje të reja muzikore, Ismajli duket se ka grumbulluar goxha.

Ajo momentalisht po shijon periudhën e shtatzënisë meqenëse është në pritje të dy binjakëve.

Në një video të fundit, Genta konfirmoi se po pret një djalë dhe një vajzë. /Telegrafi/