Gjilani dhe Drita zhvillojnë këtë të diel derbin e tretë sezonal, të 29-të kampional dhe të 34-tin në përgjithëse pas luftës.
Në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit me fillim nga ora 20:00 të gjitha këto statistika mund të mos vlejnë, por ky duel po që do futet në statistika.
Bardhekaltërit kanë bilanc më pozitiv se kuqebardhët, duke regjistruar një fitore më shumë në kampionat.
Drita numëron dhjetë fitore, nëntë i takojnë Gjilanit, ndërsa nëntë ndeshje të tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë.
Gazetasheshi.com ua sjell historikun e ndeshjeve kampionale pas luftës, ndeshje për ndeshje:
Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës
1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj);
2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;
2003/04: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani bojkotoi Superligën;
2004/05: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani ishte në ligen e dytë;
2005/06 dhe 2006/07: nuk luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligën e dytë;
2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
2009/10: nuk u luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligen e dytë;
2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2…
2012/13: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
2013/14: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
2014/15: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1
2018/19: Gjilani – Drita 1-0, Drita 3-1 Gjilani
Statistikat e 28 derbive kampional të pasluftës
Drita: 10 fitore
Gjilani: 9 fitore
Barazime: 9 ndeshje
Edhe në historikun e garave për Kupën e Kosovës, bardhekaltërit janë më të mirë, teksa kanë të fituar edhe një finale përballë rivalit të përbetuar.
Më poshtë mund ti gjeni të gjitha statistikat:
Historiku i derbit në garat e Kupës
1999/00: Gjysmëfinalja:
Drita-Gjilani 1:0
Gjilani-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasiqë Drita lëshoi fushën e pakënaqur me referim)
2000/01: Finalja:
Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)
2001/02: Gjysmëfinalja:
Gjilani-Drita 1:0
Drita-Gjilani 2:1
2007/08: 1/8 e finales:
Drita-Gjilani 1:0
2013/14: Çerekfinalja e Kupës
Gjilani 1-3 Drita
Statistikat e shtatë derbive në garat e Kupës
Drita: 5 fitore
Gjilani: 2 fitore
Ndeshje miqësore
Për shkak të rivalitetit të madh mes këtyre dy skuadrave dhe tifozerive, vetëm një ndeshje miqësore është zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit. Pak javë pas çlirimit të Gilanit, në verë 1999, autoritet komunale të pasluftës ua imponuan një ndeshje miqësore, e cila ishte njëherit e para dhe e fundit për këta rival të përbetuar. Edhe pse ndeshje miqësore, mbi 15.000 tifozë dhe një lojë e ashpër në fushë, tregoi për rivalitetin që e karakterizon këtë derbi.
Ndërkohë duhet theksuar se këto dy skuadra u takuan edhe në finalen e turneut memorial në nderim të figurave eminente të klubit bardh e kaltër, “Bezi-Raci-Reshi”, me ç’rast këtë turne e fitoi skuadra e Dritës pas penaltive.
1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)
2014: Drita – Gjilani 3:1 (koha e rregullt, 0-0, pas penalltive 3:1 për Dritën)
Në përgjithësi pas luftës janë zhvilluar 34 derbi lokal në të gjitha kompeticionet, derisa Drita numëron 15 fitore, Gjilani 11-të, ndërkohë tetë ndeshje kanë përfunduar me rezutlat të barabartë.
Bardhekaltërit kanë gjithashtu një bilanc pozitiv sa i përket goldallimit.
Statistikat e përgjithshme mund ti gjeni më poshtë:
Statistikat e përgjithshme të 34 derbive të pasluftës
Drita: 15 fitore
Gjilani: 11 fitore(prej tyre, dy me rezultat zyrtar)
Barazime: 8 ndeshje
Golvarazhi nga 34 derbi të pasluftës
Drita: shënoi 51 gola(minus një gol i hequr me rezultat zyrtar)
Gjilani: shënoi 41 gola(prej tyre, 6 të dhëna nga rezultatet zyrtare)