Telegrafi

Statistikat e derbit, Drita dhe Gjilani luftojnë për fitoren e nëntë

Derbi më i madh kosovar do të luhet sot në Gjilan me fillim nga ora 17:00.

Kësisoj dy rivalët e urryer me njëra tjetrën do të kërkojnë fitore për tifozët e tyre që pritet të jenë në numër të shumtë në shkallët e stadiumit.

Deri më tani Drita dhe Gjilani janë takuar në 22 ndeshje pas luftës ku gjithçka është e barabartë.

Drita ka tetë fitore aq sa ka edhe Gjilani, ndërsa gjashtë ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Më poshtë ju sjellim rezultatet nga ndeshjet direkte të Dritës dhe Gjilani. /Telegrafi/

1999-00: Gjilani-Drita 0-3, Drita-Gjilani 3-1
2000-01: Drita-Gjilani 0-0, Gjilani-Drita 3-0 (rezultat zyrtar pasi që Drita nuk pranoi të luaj)
2001-02: Gjilani-Drita 0-1, Drita-Gjilani 3-0
2002-03: Drita-Gjilani 0-0, Gjilani-Drita 1-6
2003-04: Derbi nuk u zhvillua pasi Gjilani kishte bojkotuar Superligën
2004-05: Gjilani ishte në Ligën e Parë dhe derbi nuk u zhvillua
2005-06: Drita ishte në Ligën e Parë dhe derbi nuk u zhvillua
2006-07: Drita ishte në Ligën e Parë dhe derbi nuk u zhvillua
2007-08: Drita-Gjilani 1-1, Gjilani-Drita 2-0
2008- 09: Gjilani-Drita 2-1, Drita-Gjilani 1-3;
2009-10: Drita ishte në Ligën e Parë dhe derbi nuk u zhvillua
2010-11: Drita-Gjilani 0-0, Gjilani -Drita 0-0.
2011-12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0,Drita-Gjilani 1-2
2012-13: Gjilani ishte në Ligën e Parë dhe derbi nuk u zhvillua
2013-14: Gjilani ishte në Ligën e Parë dhe derbi nuk u zhvillua
2014-15: Gjilani ishte në Ligën e Parë dhe derbi nuk u zhvillua
2015-16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
2016-17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita?

Gjilani: 8 fitore
Drita: 8 fitore
Barazime: 6 ndeshje

Goldallimi: Drita 26 gola të shënuar, Gjilani 20 gola të shënuar ku tre prej tyre ishin me rezultat zyrtar