Përfaqësuesja e Islandës vazhdon të jetë një nga befasitë më të bukura në futbollin e viteve të fundit.
Pas sukseset në Kampionatin Evropian 2016 ku arritën deri në çerekfinale, ata e filluan Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ me një barazim 1-1 ndaj Argjentinës.
Në këtë ndeshje Lionel Messi humbi penalltinë dhe kështu lëshoi rastin që t’i jap skuadrës së tij pikë maksimale nga kjo ndeshje.
Në këtë takim ylli argjentinas gjuajti 11 herë drejt portës së Hannes Halldorsson, por nuk arriti të tundë asnjë herë rrjetën.
Ndeshje më të mirë ndaj islandezëve nuk kishte pasur as Ronaldo në Evropian. Portugezi kishte gjuajtur dhjetë herë drejt portës kundërshtare, por asnjë gol.
https://www.youtube.com/watch?v=9NN-bAbstAo
Pra, nëse kombinojmë statistikat e dyshes më të mirë në botë ndaj Islandës, atëherë kemi: 21 gjuajte drejt portës, zero gola.
Islanda dy ndeshjet e mbetura në Grupin D i ka ndaj Kroacisë dhe Nigerisë. /Telegrafi/