Telegrafi

Statistika të tmerrshme, ylli i Barcelonës nuk ka shijuar kurrë fitore ndaj Real Madridit

Real Madridi ka arritur fitore në El Clasico ndaj Barcelonës me rezultat 2-1 në një ndeshje ku shkëlqeu Jude Bellingham.

Ylli anglez realizoi dy gola në fund të ndeshjes për përmbysjen e madhe të madrilenëve, përkundër se Barcelona kishte epërsi të hershme me golin e Ilkay Gundogan.

Me këtë fitore Real Madridi gjithashtu zgjati rekordin e tmerrshëm të sulmuesit portugez Joao Felix kundër tyre.

Ndeshja e djeshme për Felix ishte e nënta përballë Real Madridit dhe ai ka një rekord katastrofal pasi nuk ka fituar asnjëherë ndaj tyre.

Jo vetëm që nuk ka fituar, pasi ka shtatë disfata e dy barazime, por Felix nuk ka shënuar asnjëherë dhe nuk ka asistuar në asnjë gol ndaj skuadrës mbretërore.

Reprezentuesi portugez është përballur me Real Madridin me tre skuadra të ndryshme si Atletico Madrid, Chelsea dhe së fundmi me fanellën e Barcelonës.

Lexo po ashtu Xavi reagon pas ndeshjes ndaj Real Madridit, thotë se ekipi i tij nuk e ka merituar humbjen

Në nëntë ndeshje, ai ka qenë pjesë e dy barazimeve, por përfundoi duke humbur shtatë herë kundër Los Blancos.

Rekordi i tmerrshëm i Feliksit kundër Real Madridit vazhdon të zgjerohet dhe mund të vazhdojë gjatë. /Telegrafi/