Kingslei Koman është bërë lojtari më i ri i Francës që luan në një Kampionat Europian, me moshën 20 vjeç e 2 ditë.
Francë-Shqipëri ishte ndeshja e parë pa asnjë gjuajtje në kuadrat në pjesën e parë që nga takimi Rumani-Francë i vitit 2008.
Franca u bë skuadra e parë që realizoi 15 gjuajtje pa gjetur golin në një ndeshje Europiani që nga viti 1980.
Antuan Grizman është lojtari i parë francez që shënon si një zëvendësues në Europian që nga finalja e Euro 2000, kur për “gjelat” realizuan Viltord dhe Trezege.
Franca shënoi me të vetmet gjuajtje të mirëfillta në kuadrat (shtyllat cilësohen jashtë) të takimit.
Tre nga katër golat e shënuar nga Franca në Euro 2016 kanë ardhur pas minutës së 89-të.
Francezët janë zyrtarisht të kualifikuar në fazën tjetër të Euro 2016.