Site icon Telegrafi

Statistika e jashtëzakonshme e Bellingham që e bën favorit për Topin e Artë

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham ka regjistruar një statistikë mjaft të shquar të ‘gola ​​për gjuajtje’ këtë sezon – dhe kjo dëshmon se ai është një pretendent i vërtetë për Topin e Artë.

20-vjeçari po shijon një edicion të frytshëm deri më sot. Ai aktualisht kryeson listën e golashënuesve në La Liga me 16 gola në 22 ndeshje.

Dhe totali i sezonit të tij është 20 gola dhe nëntë asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat – një rezultat që do ta vendosë atë në garë për Topin e Artë 2024.

Për shumë njerëz, është vendosmëria e Bellinghamit përpara portës që e ndan atë nga pjesa tjetër. Merrni për shembull rekordin e tij të jashtëzakonshëm ‘gola për gjuajtje’.

Bellinghamit i nevojiten mesatarisht vetëm 3.25 goditje për të shënuar, ndërsa bashkëlojtarët e tij te Real Madridi, Rodrgyo (9.25 gjuajtje) dhe Joselu (6.37) kanë luftuar për të gjetur rrjetën në krahasim me anglezin.

Mesfushori është gjithashtu në të njëjtin nivel me sulmuesin e Chelseat dhe Anglisë, Cole Palmer me më shumë asistime dhe gola në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon. /Telegrafi/

 

Exit mobile version