Juventusi dhe Milani do të lujnë sot (e diel) mes veten derbin e javës së 23-të në Serie A.
Dy rivalët e vjetër janë gati për derbin e madh, i cili është më i rëndësishëm se kurrë në vjetet e fundit për të dyja skuadrat, pasi synohet një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Vendi: Allianz Stadium
Koha: 20:45
Lajmet rreth dy ekipeve
Juventus
Federico Chiesa, Adrien Rabiot dhe Alvaro Morata pritet të kthehen në formacionin startues këtë fundjavë.
Milan
Samu Castillejo është pezulluar dhe do të jetë lojtari i vetëm i padisponueshëm për Rossonerët sot (e diel).
Fakte
Juventusi është i pamposhtur në 35 nga 38 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Juventusi ka shënuar të paktën 2 gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Juventusi është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Milanit në të gjitha garat.
Ka pasur mbi 3 gola të shënuar në 6 nga 7 ndeshjet e fundit të Juventusit në shtëpi në Serie A.
Ka pasur mbi 3 gola të shënuar në 3 ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A.
Analizë
Juventusi shmangu një humbje tronditëse ndaj Udineses fundjavën e kaluar falë dy golave të vonshëm nga Cristiano Ronaldo.
Milan bëri punën e lehtë ndaj Beneventos fundjavën e kaluar me një fitore 2-0.
Të dy ekipet janë të barabartë me pikë në garën për të përfunduar në katër vendet e para. Asnjëra skuadër nuk ka luajtur veçanërisht mirë së fundmi dhe kjo mund të jetë një lojë e zymtë, pasi asnjëra skuadër nuk mund të përballojë humbjen.
Formacionet e mundshme
Parashikimi: Juventus 1-1 Milan
/Telegrafi/