Site icon Telegrafi

Statistika, analizë dhe parashikim: Juventus – Milan

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah Juventus Stadium. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e kësaj ndeshje të madhe ndërmjet Juventusit dhe Milanit.

Vendi: Torino, Juventus Stadium
Koha: 30 mars (e diel), 20:45

Juventus Stadium ka kapacitet prej ‎ 41,507 ulësesh

Juventus

Massimiliano Allegri pëlqen të riorganizojë lojtarët dhe kjo e bën të vështirë parashikimin se si do të shfaqen në terren gjatë ditës së nesërme.

Paulo Dybala dhe Douglas Costa duhet të mbështesin përpara Gonzalo Higuain.

Medhi Benatia do të rikthehet në mbrojtje pasi ka kryer dënimin prej një ndeshje, ndërkohë që Giorgio Chiellini është një dyshim të madh pas lëndimit me kombëtaren italiane.

Mario Mandzukic dhe Alex Sandro nuk do janë ftuar në skuadër shkaku i problemeve me lëndimit dhe janë kursyer para takimit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Top lojtarët

Milan

Andrea Conti ka marrë një lëndim të ri në gju dhe nuk mund të luajë edhe në këtë derbi.

Davide Calabria pritet që të startojë gjatë ditës së sotme në krahun e djathtë të mbrojtjen e Rosonerrëve.

Patrick Cutrone pritet të luajë para Andre Silvas, i cili do të qëndrojë në stol kundër Zonjës së Vjetër.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Juventusi ka fituar 35 nga 38 ndeshjet e fundit në shtëpi (Serie A).

Juventusi nuk ka pranuar gol në 10 ndeshjet e fundit (Serie A).

Juventusi ka shënuar gol në të dyja pjesët e ndeshjes në pesë takimet e fundit (Serie A).

AC Milan ka fituar tretë nga nëntë ndeshjet e fundit (Serie A).

Në pesë ndeshjet e fundit Juventus janë shënuar nën tre gola të shënuara në gjashtë ndeshjet e fundit të Juventusit (Serie A).

AC Milan nuk ka pranuar gol në tre ndeshjet e fundit (Serie A).

Juventusi ka fituar tre ndeshjet e fundit kundër AC Milan në të gjitha garat.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në tre ndeshjet e fundit në shtëpi (Serie A).

Juventusi ka shënuar të paktën dy gola në tre ndeshjet e fundit kundër AC Milan në të gjitha garat.

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 30 të Serie A dhe formacionet e mundshme

Analizë

Serinë prej 12 fitoren në ligën elitare italiane ia ka ndalur SPAL duke i marrë një pikë. Juventus tani është vetëm dy pikë larg Napolit në krye të Serie A.

AC Milan është kthyer në luftën për pozitat që i dërgojnë në  ligën elitare evropiane për klube, Liga e Kampionëve.

Juventusi është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit kundër Milanit. Ata janë favoritë për të fituar, veçanërisht kur luajnë para shikuesve të vetë në shtëpi.

Parashikim: Juventus 1-0 Milan

/Telegrafi/

Exit mobile version