Telegrafi

Statistika, analizë dhe parashikim: Chelsea – Liverpool

Për 90 minuta do jemi dëshmitarë të një prej ndeshjeve kryesore të ligës elitare angleze. Futbolldashësit do t’i kthejnë sytë kah “Stamford Bridge”. Chelsea do të mirëpres para shikuesve të vetë skuadrën e Liverpoolit.

Vendi: Londër, Stamford Bridge
Koha: 6 Maj (e diele), 17:30

Stamford Bridge ka kapacitet prej ‎ 41,631 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Chelsea

Marcos Alonso ka kryer suspendimin me tre ndeshje mos lojë dhe do të kthehet në formacionin startues të ndeshjes së të dielës pavarësisht faktit se Emerson ka impresionuar me paraqitjet e fundit.

Antonio Conte do të duhet të vendosë midis Alvaro Moratas dhe Olivier Giroudut për fazën e sulmit të The Blues.

Andreas Christensen pritet të humbasë edhe një herë paraqitjen që nga minuta e parë, ku Gary Cahill preferohet më tepër prej Antonio Contes.

Lojtarët e dyja ekipeve që mund të mungojnë

Liverpool

Liverpool pothuajse e kanë rezervuar një vend që i dërgon edhe sezonën e ardhshme në Ligën e Kampionëve ndërsa mesjavë janë bërë finalist të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Dëmtimet e lojtarëve kyç e kufizojnë aftësinë e Jurgen Kloppit për të bërë rotacion dhe menaxher i Liverpoolit mund të startojë me të njëjtit lojtarë që luajti kundër romakëve.

Emre Can, Joel Matip dhe Alex Oxlade-Chamberlain nuk kanë arritur të shërohen dhe do të mungojnë në derbin e xhiros.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Chelsea ka fituar tre ndeshjet e fundit (Premier League).

Chelsea ka fituar me një diferencë prej një goli në tre ndeshjet e fundit (Premier League).

Liverpooli është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit (Premier League).

Në gjashtë ndeshjet e fundit, Liverpool ka dy fitore, një herë ka fituar Chelsea dhe janë tre barazime.

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 36 të Ligës Premier dhe formacionet e mundshme

Analizë

Chelsea e fillon fundjavën me pesë pikë më pak se Liverpooli, por e di se një fitore ndaj The Reds mund të rris gjasat për pozitën e Ligës së Kampionëve.

Mposhtja e Liverpoolit dhe një fitore në një ndeshje të pazhvilluar javë më parë, do të shihnim nivelizim të pikëve mes skuadrave.

Në të kundërtën, Liverpooli do ta përforcojë edhe më shumë pozitën që e dërgon në Ligën e Kampionëve, ku janë finalist të sivjetmë për herë të parë që nga viti 2007.

Sidoqoftë, vëmendja duhet të kthehet shpejt në ndeshjen e rëndësishme të së dielës kundër Chelseat pasi Klopp ende ka nevojë për të siguruar top katërtshin. Ata janë të pamposhtur në udhëtimet e tyre të fundit në Stamford Bridge në Ligën Premier.

Parashikim: Chelsea 1-1 Liverpool. /Telegrafi/