Site icon Telegrafi

Statham i gatshëm për rolin e James Bondit

Jason Statham thotë se ai do të ishte i gatshëm ta luajë rolin e James Bondit, nëse ky rol i ofrohet atij.

Por, aktori i filmit “The Fast & Furious 7” ka thënë se “007”-shi i tij do të ishte “shumë, shumë më ndryshe” nga ata që kanë qenë më parë.

“A mund ta bëjë? Absolutisht që po”, ka thënë Statham për “The Guardian”, transmeton Koha.net. “A do ta bëja? Absolutisht që po”.

“Po, do ta bëja një Bond modest… Por do të isha shumë, shumë më ndryshe nëse do ta bëja”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Statham ka treguar aftësitë e tij të agjentit sekret në komedinë e aktores Melissa McCarthy, “Spy”, së bashku me aktorin Jude Law, i cili tashmë është duke u shfaqur nëpër kinematë botërore./koha.net/

Exit mobile version