Telegrafi

Starti perfekt i Harry Kane te Bayerni, vetëm dy futbollistë kishin bërë kaq mirë sa anglezi te bavarezët

Transferimi i Harry Kane te Bayern Munich ka qenë temë e gjatë në Gjermani, jo për cilësinë e lojtarit, por për çmimin e paguar.

Pas negociatave disa javore, Bayern Munich në fund bindi Tottenhamin që ta pranojë ofertën prej 100 milionë eurove për sulmuesin anglez.

Në Gjermani shumë ish-futbollistë menduan se nuk duhet shpenzuar një shumë kaq e madhe për një 30 vjeçar, por Kane ka filluar të lë gjurmë te bavarezët.

Një sulmues i tillë, që theu rekorde për numrin e golave ​​kudo që luajti, vazhdon të shënon edhe pas kalimit te gjiganti gjerman.

Kane shënoi tre gola dhe ka asistuar në një tjetër në dy ndeshjet e para të Bundesligës, gjë e cila u arrit nga vetëm dy lojtarë në historinë e Bayernit të cilët debutuan për klubin në atë sezon.

Para anglezit, vetëm Gustav Jung në 1967 dhe Adolfo Valencia në 1993 arritën ta bëjnë këtë këtë gjë duke shënuar tre gola në dy ndeshjet e para me fanellën e bavarezëve.

Lexo po ashtu Qysh në debutim, Harry Kane me gol dhe asistim në startin e Bundesligës - Bayerni i pamëshirshëm ndaj Werderit

Kështu e prishi Kane këtë seri negative të sulmuesve të Bayernit që vazhdon prej 30 vitesh. Asnjëherë nuk kishte asnjë dyshim nëse ai do t’i sillte gola Bayernit, por vetë Kane mund të ketë befasuar me përshtatjen e tij të shpejtë në futbollin gjerman.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka maksimumin e pikëve pas dy ndeshjeve të para dhe qëndron në krye të Bundesligës./Telegrafi/