Tifozët e West Ham United planifikojnë të hedhin ‘para të rreme’ ndaj Jesse Lingard pasi ai nënshkroi një marrëveshje javore prej 230,000 euro te Nottingham Forest.
Vendimi i 29-vjeçarit për të nënshkruar me Forest këtë verë nuk i ka pëlqyer mbështetësve të Çekanëve.
Ata planifikojnë t’i bëjnë të njohura ndjenjat e tyre kur Lingard të bëjë debutimin e tij në shtëpi kundër West Hamit.
Forest mirëpret Hammers në “The City Ground” më 14 gusht.
Dhe tifozët e West Ham duket se po punojnë në një skemë për të tallur ish-yllin e tyre.
Faqja e tifozëve të klubit @whucentre në mediat sociale ka përshkruar skemën e tyre për të hedhur ‘para të rreme’ ndaj Lingard dhe inkurajoi tifozët e tjerë që të bashkohen nëse po udhëtojnë në Midlands.
https://twitter.com/whucentre/status/1550211990060240897?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1550211990060240897%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fjesse-lingard-west-ham-nottingham-forest-fake-money-20220722
Në një tjetër postim në Twitter, ata ndanë një foto të Gianluigi Donnarumma duke iu nënshtruar ‘parave të rreme’ gjatë një ndeshjeje të Italisë U21, shoqëruar me mbishkrimin: “Duhet ta çojmë këtë në një nivel tjetër në datën 14”.
Skuadra e David Moyes kishte qenë në garë për të nënshkruar me Lingard pas huazimit të lojtarit në sezonin 2020/21.
Ai luajti për West Hamin, duke shënuar nëntë gola dhe duke asistuar pesë gola në 16 paraqitje gjatë një periudhe të jashtëzakonshme. /Telegrafi/
https://twitter.com/whucentre/status/1550214795307122689?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1550214795307122689%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fjesse-lingard-west-ham-nottingham-forest-fake-money-20220722