Site icon Telegrafi

“Star Wars” njofton tre filma të rinj dhe rikthimin e Daisy Ridley si Jedi Rey

Lucasfilm ka njoftuar se saga e “Star Wars” do të vazhdojë me tre filma krejtësisht të rinj.

Çdo pjesë do të zhvillohet në faza të ndryshme të linjës kohore të “Star Wars”, ku një do të shohë Daisy Ridley, 33 vjeçe, të kthehet në rolin e Jedi Rey.

Aktorja u shfaq për herë të parë në 2015-ën në “The Force Awakens” dhe vazhdoi të luajë në “The Last Jedi” në 2017, përpara se të përfundonte karakterin e saj në 2019-ën në “The Rise of Skywalker”.

Foto: Disney

Duke bërë njoftimin në “Star Wars Celebration 2023” në Londër të premten, u zbulua se historia e Rey do të drejtohej nga Sharmeen Obaid-Chinoy.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Star Wars

“Gjithmonë më ka tërhequr udhëtimi i heroit dhe fakti që bota ka nevojë për shumë më tepër heronj”, tha regjisorja përpara se të zbulonte Daisyn për audiencën.

Foto: Alamy Stock

“Zemra ime po rreh, jam shumë e emocionuar që po vazhdoj këtë rrugëtim”, shtoi aktorja mes emocionesh.

Ndërkohë dy projektet e tjera do të drejtohen nga James Mangold, i freskët nga pjesa më e fundit e “Indiana Jones” dhe Dave Filoni i “The Mandalorian”.

Foto: Walt Disney

Ajo luajti fillimisht si Rey së bashku me yjet e tjerë: Harrison Ford dhe Carrie Fisher në 2015 si dhe yjet e rinj të serialit John Boyega dhe Adam Driver.

Se si do të jenë pjesët e reja dhe se çfarë do të ketë ndryshe pritet të shihet në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version