Telegrafi

Stambolli, vendi ku gërshetohet lindja dhe perëndimi (Foto)

Stambolli, qytet i kontrasteve dhe vlerave tradicionale, i cili përmbush të gjitha dëshirat e vizitorëve dhe i hap portat drejt bukurisë, historisë, arkitekturës, shopping-ut, dhe shumë të tjerave. Kryeqyteti i tre perandorive dhe vendit të vetëm në botë që shtrihet në dy kontinente, Evropë- Azi.

Në këtë “Press Trip”, që u mundësua nga kompania ajrore turke “Turkish Airlines” në ditën e parë gazetarët, fotoreporterët si dhe kameramanët patën mundësin të vizitojnë dhe të shohin nga afër Zyrën qendrore të ‘Turkish Airlines’ dhe ‘Flight Academy’.

Përveç historisë së kësaj kompanie, si dhe punës e zhvillimeve aty, përfaqësuesit e mediave njoftuan edhe njerëz të zakonshëm të këtij gjiganti, ku modestia dhe mikpritja i bën edhe më të veçantë.

Dita e dytë e vizitës u fokusua në bukuritë dhe misteret e Stambollit.

Muzetë “Aya Sofia” e‘Yerebatan Sarnici’, xhamia ‘Sulltan Ahmed’, dhe shumë monumente tjera të panumërta, vetëm sa konfirmuan madhështitë e këtij qyteti, që e bëjnë jetën të duket elegancë, ndërsa përditshmërinë një mrekulli.

Përfaqësuesja e “Turkish Airlines”, në një prononcim për Telegrafin tha se qëllimi i këtij “Press Trip”-i  është që gazetarët të njihen nga afër me këtë kompani  por edhe me bukuritë që ofron qyteti i Stambollit.

“Qëllimi i këtij ‘Press Trip’ është  që përmes gazetarëve ta njoftojmë publikun e gjerë për ‘Turkish Airlines’, ‘Flight Academy’, dhe “Turkish Technic”. Në të njëjtën kohë, përmes monumenteve historike, kulturore, si dhe bukurive tjera, të bëhet promovimi i qytetit të Stambollit” , ka thënë ajo.

Ndërsa, ngjitesh lart reve, Stambolli bëhet gjithnjë i vogël e më i vogël, aty kupton se sa do të donit të vinit përsëri në këtë qytet. /Telegrafi/