Site icon Telegrafi

Stallone dhe Lundgren me një pozë kujtojnë meçin ikonik të zhvilluar para 32 vitesh ndërmjet Rocky Balboas dhe Ivan Dragos (Foto/Video)

TOKYO - SEPTEMBER 26: Director and actor Sylvester Stallone (L) and actor Dolph Lundgren attend the premiere of 'The Expendables' at Shibuya-AX on September 26, 2010 in Tokyo, Japan. The film will open on October 16 in Japan. (Photo by Kiyoshi Ota/Getty Images)

Rocky Balboa zhvilloi meçin e fuqishëm përballë Ivan Dragos për t’u hakmarrë për vdekjen e mikut të tij, Apollo Creed, në filmin “Rocky IV”.

Ndërsa 32 vjet pas duelit ikonik në Bashkimin Sovjetik, Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren janë takuar për një fotografi miqësore.

(Foto: Instagram/officialslystallone)

Në këtë mënyrë, 71-vjeçari Sly dhe 60-vjeçari Lundgren kanë treguar se koha për ta ka kaluar ngadalë, duke qenë se janë plakur shumë pak.

Lexo po ashtu Schwarzenegger tregon si e kishte mashtruar Stallonen të luante në një prej filmave më të këqij në karrierë (Foto/Video)

Përveç që i kanë rikujtuar kohët e vjetra, dy yjet e filmave aksion do të bashkëpunojnë sërish në vazhdimin e dytë të filmit “Creed”.

(Foto: Instagram/DolphLundgren)

“Duke xhiruar një reklamë me Dolphin sot… Po përgatitem të punoj me njeriun e madh në ‘Creed 2′”, ka shkruar Stallone në përshkrim.

Stallone ka qenë dy herë i nominuar për Oscar për portretizimin e boksierit nga Philadelphia, ndërsa filmat për Rockyn e kanë bërë atë të famshëm.

Ndërkohë që Dolph është veçuar gjithmonë për fizikun e tij në rolet në të cilat ka luajtur.

Stallone dhe Lundgren e kanë ruajtur miqësinë që prej bashkëpunimit të tyre të parë, ndërsa ata kanë luajtur bashkë në hit-trilogjinë “The Expendables”. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)
Exit mobile version