Një stallë në qytezën Anban në Neë York ishte ndërtuar në vitin 1860, dhe pas 150 viteve, ajo është shndërruar në një shtëpi të përkryer për jetesë.
Pronarët e stallës vendosën ta shndërrojnë në një shtëpi “luksoze” në të cilën do të jetonin, transmeton Telegrafi.
Edhe pse tingëllon e çuditshme që dikush do të jetonte në një stallë, por kur t’i shikoni renovimet që janë bërë brenda saj, do ta kuptoni pse të gjithë ëndërrojnë ta kenë një të tillë.
Shumë persona që kanë pasur të shohin imazhet kanë shkruar mesazhe nga më të ndryshmet ndër ta është edhe ai në të cilin thuhet: “Një shtëpi të tillë të gjithë do të dëshironin ta kenë, pa marrë parasysh faktin se për çfarë ka shërbyer më herët”. /Telegrafi/