Site icon Telegrafi

Stajkovci përsëri nën ujë (Foto)

Edhe pas tre muaj përmbytje ogurzeze në Shkup, ku humbën jetën 22 persona, e ata që u dëmtuan materialisht akoma nuk kanë arritur t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga reshjet e mëdha të shiut, mbrëmë dhe sot, Stajkovci përsëri gjendet në ujë.

Pavle Bogoevski, aktivist i ‘Revolucionit Laraman’ në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar OBRM-PDUKM se nuk ka ndarë mjete të mjaftueshme dhe se mjetet nuk arrijnë të mbulojnë as kushtet themelore për familjet e përmbytura. Bogoevski, shton se, është injoruar rreziku për përmbytjet e sërishme. Thjeshtë vjedhin, bëjnë zhurmë dhe presin zgjedhje, duke aluduar për OBRM-PDUKM. /Telegrafi/

Exit mobile version