Në një video të ardhur në adresë të Telegrafit, shihet Njësia për Patentë Shoferë në Pejë.
Siç ka thënë lexuesi që ka dërguar videon, bëhet fjalë për mungesën e stafit në këtë qendër, edhe në kohën kur nuk bëhet fjalë për ndonjë orar të pauzës.
“Ka mbi një orë që jemi duke pritur dhe askush nuk jep përgjigje”, ka thënë lexuesi në fjalë. /Telegrafi/