Telegrafi

Stafi i Al trade Center vizitojnë kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz

Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, stafi i kompanisë Al trade Center, bën vizitën në kompleksin memorial Adem Jashari, në Prekazin heroik.

Përveç homazheve te varrezat e dëshmorëve, ata janë takuar edhe me familjarët e familjes Jashari, si shenjë respekti për sakrificën dhe kontributin e dhënë.

“Po ashtu vizituam edhe kompleksin memorial në Marin të Skenderajt, ku pushojnë trupat e dëshmorëve të kombit në mesin e të cilëve janë edhe familjarët e familjes Gashani, Nasufi e Tahiri”, thuhet në një njoftim të kompanisë.

Ndryshe, më 5 mars të vitit 1998 në Prekaz të Drenicës filloi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari.

Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë. /Telegrafi/