Stadiumi i Shkodrës është tashmë gati për dy ndeshjet e radhës së përfaqësueses sonë: miqësoren me Marokun dhe ndeshjen e parë të eliminatoreve të Botërorit 2018, atë ndaj Maqedonisë.
Përfaqësuesja kuqezi do ta nisë edicionin kualifikues, që i paraprin Kupës së Botës, me një miqësore kundër Marokut. Ndeshja kundër kombëtares afrikane do të luhet më 31 gusht, në stadiumin e Shkodrës të rikonstruktuar së fundmi.
Ky takim miqësor do t’i shërbejë ekipit kombëtar për përgatitjet që do të bëjë për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, teksa ndeshjen e parë do ta luajë kundër kombëtares së Maqedonisë, pikërisht në Shkodër.
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të grumbullohet për t’u përgatitur për këtë takim më 29 gusht, si gjithnjë në resortin e kuqezinjve në Durrës, transmeton TCH.
Kombëtarja e futbollit të Marokut drejtohet nga trajneri Herv Renard, ndërsa kapiten i ekipit është mbrojtësi i njohur Mehdi Benatia.
Renditja aktuale e Marokut në klasifikimin zyrtar të FIFA-s është vendi i 54-t, duke u konsideruar si një prej kombëtareve më të forta në kontinentin afrikan.