Site icon Telegrafi

Stadiumi i ri me kullën 100 metra, më e larta në Tiranë

Me plot hijeshi, kulla e stadiumit do të jetë godina më e lartë e Tiranës. Tani e tutje stadiumi kombëtar shqiptar dhe kulla e tij do të çajnë “qiellin e Tiranës”, ose do të kthehen në qiellgërvishtësin e kryeqytetit.

Kulla e famshme do të jetë ndërtesa më e madhe e qytetit dhe kjo nuk ka asnjë pikë dyshimi. Plot 100 metra do të jetë kjo ndërtesë, e cila ka hapur jo pak debat në Tiranë dhe që sërish do të sjellë reagime të ashpra.

Është vetë arkitekti i projektit, Marko Kazamonti që pohon një fakt të tillë. Në një intervistë për gazetën “La Repubblica”, italiani jo pak i sulmuar tregon detajet e projektit. “Stadiumi i ri i Tiranës do të jetë me 22 mijë vende, nga të cilët 1500 VIP në dy unazat në stadium.

I gjithi me ngjyrë kuq e zi të flamurit të Shqipërisë. Do të kenë një parkim nëntokë me 256 makina dhe në katin e parë, dyqane dhe hapësira komerciale”, thotë në fillim Kazamonti. Por pika më e bukur dhe më e luftuar e këtij stadiumi është kulla e tij, që aq shumë është kritikuar. Edhe pse u tha që do të ulet në lartësi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Është holluar në bazë, por është ngritur në lartësi. Më saktë kulla do të jetë ndërtesa më e madhe e Tiranës në momentin që do të ndërtohet. “Objekti do të jetë e pajisur me zyra, palestra, një restorant, një hotel (80 dhoma) dhe një kullë 100 metra. Stadiumet tani janë qendra shumë qëllimshme”, shpjegon ai.

Që prej momentit që gara u fitua nga italianët, të paktë janë ata që e dinë se kryeministri Edi Rama ka sugjeruar ngjyrën e kuqe e të fortë. Shenjë kjo për të larguar grinë e stadiumit dhe për të kthyer projektin jo vetëm në një ndërtesë, por një mision rilindje. Një nga pikat më të forta (por jo në projektin fillestar), është ruajtja e fasadës së stadiumit. Do të çmontohet dhe do të montohet sërish brenda në stadium, e mbrojtur nga një fasadë xhami në muze. “Kush do të vijë në stadium nga tribuna e autoriteteve do të kalojnë të njëjtët gurë dhe të njëjtat shkallë dhe hyrje origjinale. Ky nuk është vetëm një homazh për ata që na kanë paraprirë, por edhe vullneti për të ruajtur simbolet e qytetit dhe kujtesës”, vazhdon Kazamonti që duket entuziast edhe pse pranon kritikat. Me pak fjalë, një kthim i vazhdueshëm tek vjetra dhe te e reja, në mes të një muri guri travertin zgjedhur nga Bozio dhe materialet e rinj me vetrata të mëdha dhe qeramikë shkëlqyese.

Por duke lënë fjalët e bukura Tirana do të ketë ndërtesën më të madhe të qytetit. Do të jetë kulla e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” me 100 metra lartësi, si askush ndërtesë tjetër në kryeqytet….

Stadiumi i ri është menduar dhe projektuar si një ndërtesë shërbimesh me interes kolektiv dedikuar futbollit, ku falë dhe afërsisë me Universitetin, forcohet ideja krijimit të një pjese të qytetit dedikuar formimit, sportit, kulturës, spektaklit, mikpritjes, mbledhjes së qytetarëve në zhvillimin e aktiviteteve që favorizojnë jetën dhe ndërveprimin midis tyre. Për të favorizuar këtë mision, e gjithë ndërtesa është e rrethuar nga një pjesë e vazhdueshme që përbën një portikat të gjatë, ku ndodhen shkallët e jashtme të cilat çojnë në nivelet një dhe dy ku fluksi i spektatorëve shpërndahet në vendkalimet e shumta rrotulluese perimetrale. Prezenca e këtyre shkallëve bën të mundur shfrytëzimin e katit të parë për ambiente tregtare të cilat do të rijetëzojnë gjithë zonën përreth, duke krijuar një marrëdhënie më të ngushtë e të vazhdueshme me kontekstin.

Ja mosha e kuqezinjve në Europian

Shqipëria ka një skuadër as të vjetër dhe as të re. Nga një hulumtim që ka bërë UEFA, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë ka një mesatare 27 vjet e 6 muaj. Po kështu në grup ka edhe një lojtar më të ri. Ai është ylli i Napolit. Quhet Elseid Hysaj edhe është 22 vjeç. Lojtari veteran i skuadrës përfaqësuese mbetet Orges Shehi që vjen nga kampionati shqiptar. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në Azerbajxhan, kjo është shtrirja gjeografike e kampionateve ku luajnë 23 lojtarët e kombëtares shqiptare që do të na përfaqësojnë në Francë. Janë 23 lojtarë, por luajnë në 10 liga të ndryshme. Vetëm Sllovakia na e kalon në këtë drejtim, pasi futbollistët që do ta përfaqësojnë këtë shtet në Euro 2016 luajnë në 12 kampionate të ndryshëm.

Exit mobile version