Telegrafi

Stadiumi i finales së Ligës së Evropës në Baku: Aty ku ndërlidhen bota moderne me tradicionalen

Stadiumi ka kapacitet prej 69,870 ulësesh.

Stadiumi olimpik është një nga monumentet më të spikatura të qytetit të Bakus së Azerbajxhanit dhe në këtë vend do të zhvillohet finalja e Ligës së Evropës mes Chelseat dhe Arsenalit.

Stadiumi është i vendosur në afërsi të hyrjes së qytetit, në një hapësirë prej 50 hektarësh tokë dhe kufizohet me bulevardin, Heydar Aliyev në juglindje dhe liqenin, Boyuk Shor në veri, përkatësisht gjendet midis rrugëve kryqëzore Azizbeyov dhe Sabunchu.

Qëllimi i ndërtimit në këtë hapësirë ishte të krijojë një pikë graviteti ku arkitektura moderne takohet me qytetin urban dhe t’i jep një pasqyrë të re strukturave sportive moderne.

Karakteristika arkitektonike të strukturës formohet nga pesë pjesë të ndërlidhura me platformën rrethore të vendosura në këto mbulesa asimetrike. Pesë qarqet në flamurin olimpik simbolizojnë pesë kontinentet dhe këto mund t’i shohim në konstruktin e jashtëm. Shpirti olimpik i popujve me ndërveprim sportiv dhe kulturor në kontinente të ndryshme përfaqësohet nga imazhi i lëvizjes në platformën që simbolizon Tokën.

Kapaciteti i stadiumit është rreth 70 mijë dhe është ndërtuar për katër vjet gjersa i gjithë projekti ka kushtuar rreth 535 milionë euro. Numri i tribunave është rritur në seksionin e maratonës (zona) ku shikimi është më i rehatshëm dhe ulen në pjesën e pasme të golave. Forma eliptike e shtegut të atletikës të rrethuar nga tribunat krijojnë një rreth të plotë në pjesën e jashtme. Ekzistojnë tribunat CIP dhe VIP, tribunat e mediave dhe tribunat protokollare. Përveç kësaj ka bare dhe restorante që mund t’u japin mundësi për të shijuar ndeshjen edhe më me rehati.

Synimi kryesor i dizajnit të brendshëm është që të krijojë çdo funksion të planifikuar një organizatë hapësinore të lirë pa praninë kryesore masive të strukturës. Sigurimi i kontrollit të lehtë në mënyrë bashkëkohore synon t’i bëjë vizitorët në qendrat tregtare të harrojnë se janë nën masën kryesore të stadiumit.

Në të njëjtën mënyrë hapësira të tilla si sallat e ekspozitës dhe muzeu janë të projektuar me stile të veçanta. Duke qenë se janë pajisur me të gjitha lehtësitë moderne teknologjike, hapësirat do të pasqyrojnë tendencat aktuale të dizajnit të brendshëm.

Pjesa e jashtme që mbulon stadiumin e transformon çatinë në fasada të ndryshme duke theksuar karakterin e saj.

Përveç caktimit teknik për të siguruar hyrjen e spektatorëve, platforma që përcakton stadiumin, ka një kontribut të madh në vizualitetin e stadiumit si një element arkitekturor.

Në përputhje me planin e evakuimit, vizitorët mund të marrin rrugën më të shkurtër për të arritur në vendet e tyre dhe të lënë shpejt strukturën në rast urgjence.

Lexo po ashtu Finalja londineze: Chelsea dhe Arsenal e duan Ligën e Evropës, formacionet e mundshme

Hyrja VIP, ambulanca, hyrjet zjarrfikësve, autobusëve, hyrjet e automjeteve mediale, hyrjet e materialeve të gjyqtarëve janë të ndara nga njëra-tjetra si dhe ofrohen hyrje të pavarura të përcaktuara nga funksionet e tij.

Platforma horizontale krijon një vijë (nivel) vizuale në masën e strukturës, gjithashtu ndan funksionet sportive dhe jo sportive të strukturës. Ngjarjet jo sportive duhet të organizohen në bazë të kësaj platforme, duke siguruar menaxhim të lehtë dhe kontroll të sigurisë. /Telegrafi/