Telegrafi

Stadiumi i Feronikelit me tribuna të reja, merr pamje fantastik dhe është gati për rifillimin e sezonit

Klubi i Feronikelit është një ndër klubet më të organizuara në Kosovë në dhjetë vitet e fundit.

Stadiumi i tyre “Rexhep Rexhepi” në Drenas ka filluar të marr pamje evropiane.

Ky impiant i cili është në rindërtim e sipër tashmë e ka marrë formën e dëshiruar, pasi tribunat prapa portave dhe në pjesën qendrore kanë përfunduar.

Për të marr pamjen e duhur kanë mbetur edhe disa detaje për tu kompletuar plotësisht.

Klubi i Feronikelit ka zbuluar pamjet e fundit nga stadiumi i cili ka marrë tashmë një pamje fantastike.

Kujtojmë që në këtë stadium më parë Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur seancat stërvitore, ndërkohë që janë zhvilluar edhe shumë ndeshje të barazhit.

Në të ardhmen me kompletimin e tij, ky stadium mund të përdoret edhe për ndeshjet e grupmoshave të Kombëtares, por edhe për ndeshjet eliminatore të tureve të para në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. /Telegrafi/