Kosova do ta pres Greqinë në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, në ndeshjen që zhvillohet sot nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Nga foto e postuara nga drejtori i stadiumit Benet Rezniqi, shihet që fusha është gati për ndeshjen.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës në shtëpi pas pothuajse 10 muajsh.
Jashtë stadiumi është vendosur edhe një flamur gjigant shqiptar, i cili është vendosur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Flamuri do të duket gjatë ndeshjes, pasi ka pamje të mirë, ndërsa aty do të vendosen edhe disa nga tifozët e Kosovës.
Takimi Kosovë – Greqi luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim prej orës 20:45. /Telegrafi/