Site icon Telegrafi

Stadiumet spanjolle do të rihapen për tifozë nga fundi i qershorit

Tifozët mund të fillojnë të kthehen në ndeshjet e futbollit spanjoll nga 29 qershori pasi stadiumet fillojnë të rihapen pjesërisht.

Sipas El Mundo Deportivo, qeveria spanjolle është e vendosur të njoftojë një dekret i cili do të lejojë që stadiumet të rihapen me një kapacitet të kufizuar – mendohet të jetë 30 për qind – deri në fund të muajit.

Me këtë rast, ndeshja në shtëpi e Barcelonës kundër Atletico Madridit do të kishte 30 mijë tifozë pjesëmarrës në Camp Nou.

Lexo po ashtu Nuk do të ketë kartonë të verdhë për përqafime apo pështyrje në La Liga

Dy divizionet më të mira të futbollit spanjoll rikthehen gjatë kësaj jave pas një pezullimi tre mujor pas shpërthimit të coronavirusit, por të gjitha ndeshjet fillimisht do të luhen pas dyerve të mbyllura.

Thuhet se ka disa klube që po eksplorojnë mundësitë e lejimit të kapaciteteve të zvogëluara në stadiumet e tyre, në mënyrë që të përputhen me masat distancuese sociale në të gjithë vendin.

Lexo po ashtu Ndeshjet në La Liga me tifozë virtual dhe zhurmë të regjistruar të tifozëve

Një raport javën e kaluar në El Mundo Deportivo pretendonte se Espanyoli shpreson të lejojë që një e treta e kapacitetit të tyre të RCDE Stadium të shfrytëzohet përpara fundit të sezonit, që do të thotë se midis 12 mijë dhe 15 mijë spektatorëve do të lejohen të marrin pjesë në ndeshje.

Klubi katalunas thuhet se po harton një protokoll për planet e tyre i cili më pas do t’i përcillet autoriteteve përkatëse të cilët mund të zgjedhin t’i japin asaj dritën e gjelbër. /Telegrafi/

Exit mobile version