Bitcoin tregtohet i qëndrueshëm në tregtimin aziatik nën çmimin prej 7,500 dollarësh.
Firma e investimeve Sygnia Asset Management, ka zbuluar se deri në fund të vitit do të filloj këmbimin me kriptovaluta.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Sygnia Magda Wierzycka, tha se do të krijojë kriptovalutën e vet “SygniaCoin” dhe se do të ishte në përputhje me të gjitha rregulloret dhe do t’i kushtonte një theks të veçantë sigurisë.
Koreja e Jugut ka në plan të ndjekë rrugën për të ri-legalizuar Ofertat Fillestare të Monedhave, njoftojnë mediat lokale, përcjell Telegrafi, duke cituar zyrtarët e qeverisë. Një komision i Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut dedikuar për të studiuar të ashtuquajturin “Revolucioni i Katërt Industrial” tha se do të kërkonte të përmirësonte “bazën” ligjore të kriptovalutës në vend, e cila do të përfshinte përmbysjen e ndalimit të ICO-së, të cilin qeveria e miratoi në shtator të 2017-së. /Telegrafi/