Telegrafi

St Pauli ka dërguar ofertë për transferimin e Betim Fazlijit

Betim Fazliji është shumë afër largimit nga skuadra e tij aktuale St Gallen.

Mbrojtësi kosovar është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra gjermane St Pauli, e cila tanimë ka bërë një hap para për transferimin e tij.

Vet lojtari ka pranuar transferimin te skuadra që bën gara në Bundesliga 2 dhe tani kanë mbetur dy klubet që të gjejnë marrëveshje.

Bild ka raportuar se St Pauli tanimë ka ofruar plot 700 mijë euro për transferimin e Fazlijit kontrata e të cilit skadon me klubin zviceran në verën e vitit 2023 dhe kjo ofertë është pranuar nga St Gallen.

23-vjeçari prej tre vitesh po luan rregullisht në ekipin e parë të St Gallenit ku është njëri nga futbollistët më të rëndësishëm, madje ai në sezonin e fundit ka bartur edhe shiritin e kapitenit.

Fazliji deri më tani ka zhvilluar 97 ndeshje zyrtare me St Gallen, ku ka shënuar edhe pesë gola e ka asistuar në një tjetër.

Sipas mediave të ndryshme në Gjermani dhe Zvicër, reprezentuesi i Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të kryej vizitat mjekësore te St Pauli.

/Telegrafi/