Telegrafi

St-Etienne siguron finalen e Kupës së Francës pas plot 38 vitesh, tifozët pushtojnë fushën

Klubi i njohur Saint-Etienne ka arritur të kualifikohet në finalen e Coupe de France pas plot 38 viteve ‘mallkim’.

St-Etienne ka arritur të mposht Rennesin me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Francës.

Kalimin e St-Etienne në gjysmëfinale e mundësuan golat e Timothee Kolodziejczak (43’) dhe Ryad Boudebouz (90+), të cilët zhvlerësuan golin e Mbaye Niang (33’).

Me këtë fitore, klubi i madh francez arrin finalen e Kupës së Francës pas plot 38 viteve ‘mallkim’.

Kjo pritje shumëvjeçare ka bërë që edhe festa tek ekipi i gjelbër të jetë e madhe.

Me vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, tifozët e St-Etienne nuk u përmbajtën duke pushtuar fushën dhe duke lënë tribunat e zbrazura.

Në finale, St-Etienne do të takohet me Paris Saint-Germain, që fitoi 5-1 ndaj Lyonit në gjysmëfinale.

Kjo finale është paraparë të zhvillohet me 25 prill. /Telegrafi/