Mbrëmë janë zhvilluar tetë takime në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Derisa Golden State Warriors e kishte pushim, San Antonio Spurs shënoi fitoren e radhës.
Spursat triumfuan me tetë pikë diferencë 118:110 kundër Portland Trail Blazers me rezultat 118:110, duke shënuar fitoren e 43-të rresht në shtëpi, ku përfshihen edhe takimet nga sezoni i kaluar, raporton Telegrafi.
Kawhi Leonard dhe LaMarcus Albridge ishin basketbollistët m]ë efikas tek vendasit, ku secili shënoi nga 22 pikë.
Tony Parker arriti të realizojë ‘double-double’ me 18 pikë dhe 16 asistime. Në anën tjetër te Portland, basketbollistët më efikas ishin C.J McCollum me 26 pikë dhe Lillard, i cili shtoi 23 sosh.
Vlen të theksohet Spursat janë vetëm 3 fitore larg rekordit të Chicago Bulls Spurs prej 37 fitoresh rresht në shtëpi, i cili u arrit në epokën e artë të Michael Jordanit në vitin e largët 1995-96.
Pas këtij triumfi, San Antonio ka 58 fitore dhe dhjetë humbje, ndërsa skuadra e Portlandit ka bilanc prej 35 fitoresh dhe 34 humbjesh.
Rezultatet:
Indiana – Toronto 94:101
Philadelphia – Washington 94:99
Miami – Charlotte Bobcats 106:109
Atlanta – Denver 116:98
Chicago – Brooklyn 118:102
Milwaukee – Memphis 96:86
Utah – Phoenix 103:69 /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=y-RXe-dj3bo