San Antonio Spurs e ka ndalë serinë prej tri humbjeve radhazi.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Greg Popovich ka mposhtur kampionin në fuqi, Golden State Warriors me 12 pikë diferencë 104:92.
Spurs i dhanë fund serisë së humbjeve por njëjtë nuk mund të thuhet edhe për Warriors që kanë pësuar humbjen e tretë në tri ndeshjet e fundit.
San Antonio ishte në epërsi nga minuta e parë dhe arriti ta menaxhonte shumë mirë ndeshjen duke marrë fitoren në fund.
LaMarcus Aldridge me 24 pikë e 18 kërcime ishte më meritori në këtë fitore të Spurs.
Me lojë të mirë u dallua edhe DeMar DeRozan me 20 pikë nëntë asistime e gjashtë kërcime.
Rudy Gay gjithashtu pati paraqitje të mirë me 19 pikë ndërsa italiani Belinelli shtoi 12 të tjera.
Kampionët edhe në këtë takim kishin dy mungesa të mëdha si Steph Curry e Draymond Green, ndërsa Cousins vazhdon të mbetet jashtë edhe për disa muaj.
Kevin Durant me 26 pikë ndërsa Klay Thompson shtoi 25 të tjera për Warriors, por që nuk mjaftuan vetëm këta dy për ta ndalur serinë e humbjeve.
Dy skuadrat do të luajnë derbi ndeshjet e radhës me Spurs që përballen me New Orleans Pelicans ndërsa Warriors luajnë ndaj Oklahoma City Thunder. /Telegrafi/