San Antonio Spurs ka shënuar fitore ndaj Denver Nuggets me rezultat 120-103 në ndeshjen e gjashtë çerekfinale të Play-Offit duke bërë që gjysmëfinalisti të mësohet pas ndeshjes së shtatë.
Ndeshja e gjashtë çerekfinale në Konferencën e Perëndimit në mes të Spurs dhe Denver e zhvilluar në “AT&T Center” të San Antonios ka parë që ekipi i Greg Popovich ta fitojë ndeshjen dhe ta barazojë serinë në 3-3.
Çereku i parë i ndeshjes ishte më i mirë për vendasit që fituan me dhjetë pikë dallim 34-24, ndërsa në çerekun e dytë mysafirët shkrin paksa epërsinë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 64-60.
The @spurs stay alive and force Game 7!
Game 7: Saturday (4/27), 10pm/et, TNT#GoSpursGo #NBAPlayoffs pic.twitter.com/ubRb9Fa2R3
— NBA (@NBA) April 26, 2019
Në çerekun e tretë u zhvillua lojë e barabartë duke përfunduar me rezultat 26-25 në favor të Spurs, ndërsa çereku i katërt vulosi fitoren e ekipit të Popovich pasi e fituan me rezultat 30-18 apo me rezultat përfundimtar 120-103.
https://www.youtube.com/watch?v=cCfuLdcvY18
Lojtarët më të dalluar te Spurs ishin Marcus Aldridge me 26 pikë dhe 10 kërcime dhe deMar DeRozan me 25 pikë, ndërsa te Denveri më i miri ishte Nikola Jokic me 43 pikë dhe 12 kërcime.
Takimi i shtatë apo ai finali do të zhvillohet në “Pepsi Center” të Denverit, ndërsa fituesi në gjysmëfinale do të takohet me Portland Trail Blazers. /Telegrafi/
#GoSpursGo @aldridge_12 (26 PTS, 10 REB, 5 AST) & @DeMar_DeRozan (25 PTS, 7 REB, 7 AST) help the @spurs earn the Game 6 victory! #NBAPlayoffs
Game 7: Saturday (4/27), 10pm/et, TNT pic.twitter.com/hrFo2fMUOq
— NBA (@NBA) April 26, 2019